Shqipëri: Tensionohet situata jashtë parlamentit, protestuesit hedhin tymuese drejt policisë

Partia Demokratike e Shqipërisë po zhvillon një protestë para parlamentit, ndërkohë që brenda tij mbahet seanca plenare.Mbështetësit e PD-së kanë hedhur tymuese dhe mjete piroteknike në drejtim të forcave të policisë, të cilët në numër të shtuar kanë krijuar një gardh para institucionit.Protestuesit kanë tentuar të çajnë rrethimin duke u përplasur me policinë, shkruan Euronews.al, përcjell Gazeta Online Reporteri.net.Protesta e paralajmëruar nga PD para godinës së parlamenti vjen pas asaj të mbajtur më 11 shkurt, e thirrur nga kryedemokrati Sali Berisha, ku në të mori pjesë edhe kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta.Berisha kërkon dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama pas publikimit të skandalit me ish-zyrtarin e FBI-së, Charles McGonigal.