Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-  Alma ZENELLARI

LUMTURI

Ta ndjeva ardhjen sot ta ndjeva

se zemra ime bëri krak,

dhe era flokëve më pëshpëriti

“duro e dashur , duro dhe pak”…

Dhe zogjtë me ajrin shkëmbyen fjalë,

dhe pemët qeshën fërgëlluan,

në buzën time dy qershiza

nga ardhja jote u ëmbëltuan. ..

Më sheh thellë shpirtit dhe unë humbas

humbas hutohem rikthehem prapë ..

me puthje flokët m’i zbukuron

me sy të lutem “puthmë dhe pak”…

Ta ndjeva ardhjen sot ta ndjeva,

tek zemra ime bëri “krak”.

Mbi buzën tënde u ndjeva grua

krahët e tu m’u bënë zambak…

/www.QendraPress.com./