Nuk iu shemb asnjë pallat, flet ndërtuesi turk: Para tërmetit më dënuan se ndërtesat nuk dukeshin të bukura
Malatja ishte një nga zonat më të goditura nga tërmetet në Turqi. Shumë pallate u shëmbën e të tjera u dëmtuan rëndë. Dy tërmetet që goditën njëri pas tjetrit, nuk kursyen edhe komplekset që nga jashtë dukeshin si hotele me 5 yje.Nga kjo doli, se shumë ndërtues turq kishin abuzuar me fasadën dhe nuk kishin siguruar punime cilësore.Ndërkohë së fundmi në rrjete sociale po bën xhiro, puna dhe dëshmia e një ndërtuesi të ndershëm.Sipas mediave lokale, atij nuk iu shemb asnjë pallat, dhe para tërmetit i kishte ndodhur diçka e pazakontë. Ndërtuesi rrëfen se ishte gjobitur me 300 miliardë lira, vetëm se pallatet e tij nuk dukeshin të bukura.Atë kohë më vendosën gjobë prej 300 miliardë lirash. Tani po marrin në telefon dhe po thonë ‘Do të japim medalje’