Haki Abazi i hedh akuza Kusari-Lilës: Të gjitha vendimet brenda Grupit Parlamentar imponohen nga ajo

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi dhe kryesuesja e Grupit Parlamentar, Mimoza Kusari-LilaDeputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, pretendon se brenda Grupit Parlamentar të kësaj partie, të gjitha vendimet i imponon kryesuesja e grupit, Mimoza Kusari-Lila.Ai tha se vendimet brenda këtij grupi nuk lejohen në shumicën e rasteve, ndaj edhe debate nuk ka fare vlerë por të gjitha janë imponime, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.“Debati përbrenda grupit parlamentar ka zero vlerë sepse nuk zhvillohet fare. Të gjitha vendimet vinë të kryera, imponohen nga zonja Kusari, nuk lejohet që të ketë diskutim në shumicën e rasteve, për të mos thënë gati asnjëherë në kuptimin përmbajtësor, qoftë në amandamentimet, qoftë në emërimet e njerëzve në vende të rëndësishme në institucionet publike. Të gjitha këto janë imponim”, tha Abazi në RTV Dukagjini.Ai shtoi se pakënaqësitë e tij në lidhje me këto parregullësi i ka raportuar shpesh, por që nuk janë respektuar nga askush.“Unë kam shpreh pakënaqësinë time në formën më profesionale të mundshme nëpërmjet kanaleve dhe mekanizmave të funksionimit të partisë. Nuk janë respektuar, janë anashkaluar edhe nuk janë vnu në diskutim. Kjo në mënyrë graduale ka arritur në pikën kur mandej jemi mospajtu, për çështjen e zgjedhjeve lokale, për çështjen sesi është organizuar dialogun me Serbinë, për zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje, dhe natyrisht edhe për aspektet e zhvillimit ekonomik, sidomos në fushën e ekonomisë. Këto katër arsye kanë përbë idenë për përplasjet që ka shkuar deri atë që ka shkaktu këtë”, tha Abazi.