Kandidati për president të Serbisë shkon në Prekaz për homazhe

Kandidati për kryetar të Serbisë, Nikolla Sanduloviq, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare në Kosovë, sot ka shkuar për homazhe në Prekaz në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.Ai ndodhet atje bashkë me krerët institucionalë të Kosovës, opozitën, presidentin e Shqipërisë që shkuan për të nderuar veprën e të rënëve në Ditën e Pavarësisë.Sandulloviq ka deklaruar se është një politikan që mbështet pavarësinë e Kosovës dhe që ka ardhur për të ofruar zgjidhjen historike, si shembull për zgjidhje të tjera në Europë.“Të qenit tim këtu dëshmon se ju keni përparuar dhe keni merituar një vend në shoqërinë demokratike”, tha Sanduloviq.Ndërkaq, i pyetur se si pranohet ideja e tij për zgjidhjen e çështjes së Kosovës dhe Serbisë, Sandulloviq theksoi se atje nuk ka hapësirë të deklarohet lirshëm e hapur në mediat serbe.Nikola Sanduloviq dje u prit edhe nga kryeministri Kurti në Zyrën e tij.Duke e uruar Kryeministrin Kurti për Ditën e Pavarësisë, Sanduloviq dje tha se pavarësia e Kosovës është histori e përfunduar në vitin 1999.