Qëllohet me armë zjarri një person në Qirez të Skenderajt

      Një person është qëlluar me armë zjarri mbrëmë në Qirez të Skenderajt.Siç raporton Policia, viktima dhe i dyshuari që të dy i përkasin moshës së mitur.Në lidhje me rastin është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë dhe një gëzhojë. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.