Ky është parashikimi i motit për këtë javë
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se këtë javë pritet të mbajë mot kryesisht me diell dhe stabil.Sipas IHMK-së, gjatë ditës së sotme moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor.“Të marten –Mot i ngjashëm , me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike, në mesditë temperaturat minimale do të jenë më të ulëta për 4-6 gradë se dita e hënë, në mëngjes parashihen ngrica të dobëta.E mërkurë- Mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Mëngjesi sikur edhe ditët tjera do të jetë me ngrica të dobëta , ndërsa gjatë ditës grafiku i temperaturave do të rritet.
E enjte- Mot me diell dhe vranësira më të theksuara se diten e merkurë. Temperaturatmaksimale do të ulën për1-3 gradë, ndërsa minimalet mbeten konstante.
E premte- Edhe dita e premte mbetet me kushte pothuaj të ngjashme meteorologjike, përpos që minimalet do të rriten për 3 gradë , mdersa maksimalet mbeten të ngjashme.
Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi e lehtë deri mesatare.”