Tre tërmete të njëpasnjëshme shkundin Turqinë
Si pasojë e shkatërrimeve të shkaktuara nga tërmetet në Kahramanmaraş të Turqisë, vazhdojnë pasgoditjet në rajonin e tërmeteve.3 tërmete kanë ndodhur në rrethin Palu të provincës Elazig. Intensiteti i tërmeteve, të cilët janë ndjerë edhe në krahinat përreth, ka qenë mbi magnitudën 4 ballë.Sipas deklaratës së AFAD, një tërmet me magnitudë 4.7 ballë ka ndodhur në rrethin Palu të Elazigut në orën 3.37 të mëngjesit. Tërmeti është regjistruar në një thellësi prej 11 kilometrash.