Një 27-vjeçare tenton të vetëvritet në Prizren

Një 27-vjeçare shtetase e Shqipërisë të dielën ka tentuar të bëjë vetëvrasje në Prizren.  Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Ai tha se 27-vjeçarja ka tentuar të vetvritet duke përdorur medikamente. “Sot rreth orës 13:30 është raportuar se në Emergjencën  e qytetit të Prizrenit është dërguar një 27-vjeçare, shtetase e Shqipërisë, e cila ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke përdorur medikamente”, ka thënë Shaqir Bytyqi.Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e viktimës është stabilizuar, dhe ajo tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Policia nuk ka dhënë detaje, se çka e ka çuar deri tek akti i tillë./Telegrafi/