Tahiri: Te enjten në Kuvend do të kërkojmë shkarkimin urgjent të ambasadorit Berishaj
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se të enjten në seancën e Kuvendit të Kosovës do të kërkojnë shkarkimin urgjent të ambasadorit, Martin Berishaj, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.Në një postim në Facebook, Tahiri thotë se qëndrimi i mëtutjeshëm i tij në pozitën e ambasadorit është i papranueshëm.Tutje ai shkruan se një pushtet që emëron dhe mbron ambasadorë të aferave multimilionëshe me mafinë energjetike të Serbisë, nuk i përfaqëson qytetarët e Kosovës.“Të enjten në seancën e Kuvendit, do të kërkojmë shkarkimin urgjent të ambasadorit Martin Berishaj, qëndrimi i mëtutjeshëm në detyrë i të cilit, është thjeshtë i papranueshëm. Një pushtet që emëron dhe mbron ambasadorë protagonistë të aferave multimilionëshe me mafinë energjetike të Serbisë, nuk përfaqëson qytetarët e Kosovës dhe as të ardhmen e saj”, ka shkruar Tahiri.