Gjakovari raporton në polici: Më është zhdukur gruaja që nga 17 shkurti

Një burrë ka raportuar në polici për zhdukjen e gruas së tij.

Ai ka deklaruar se ajo ka shkuar në punë më datë 17 shkurt dhe nga ajo kohë s’është kthyer më në shtëpi.“Gjakovë 17.02.2023 – 08:00. Me 22.02.2023 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se bashkëshortja e tij femër kosovare ka shkuar në punë me datën e lartcekur dhe nuk është kthyer më në shtëpi”, njofton Policia.Rasti është duke u hetuar.