“Më shumë se autonomi e më pak se pavarësi” / “Vishe od autonomie, manje od nezavisnosti”. –Shkruan;Hisen BERISHA,Deputet i Parlamentit të Kosovës.

Kjo është ofertë e Milloshevicit dhe pazari rreth të cilët po e bëjnë dialoguesit e sotëm alias refuzuesit e djeshëm të Republikës së Kosovës – shtet i pavarur e sovran. Koncepti i Milloshevicit është preambulë pesëfjalëshe e planit aktual franko-gjerman. Kështu duhet përkufizuar fenomenin politik që tani po lakohet si marrëveshje gojore/deklarative kryeministrit të Kosovës me presidentin e Serbisë, athua se po bëjnë pazar një traktor të vjedhur, e jo fatin e Kosovës dhe popullit shqiptarë. Ne duhet ti konsolidojmë veprimet politike në mbrojtje të Kosovës. Ne nuk kemi kapacitet me luftua ndaj Borelin e Lajçakut por, duhet të mobilizohemi politikisht në mbrojtjen e Republikën e Kosovës dhe nga dhënia me qira Serbisë, nga ky ekip tyxharësh politik, apo ”çeçenizimi’ i Kosovës siç e kam përkufizuar që në fillimet e kësaj qeverisjeje. Obligimet që pretendohet të marr Kurti, nuk guxojnë kurrsesi të ratifikohen, as me votën time, as të atyre që ndihen shqiptar në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Këtë duhet ta kemi si detyrë prioritare. Ndryshe, nëse dështojmë në ndaljen e këtij rreziku politik, shteti i Kosovës shndërrohet në “krahinë autonome” të Serbisë. ATY KU S’KA AMERIKË, S’KA DOKUMENT AS NËNSHKRIM. Këto, zhvillime që pritet të ndodhin e që po mundohen të kamuflohen në zhurmën e krizave periferike të njëpasnjëshme që po improvizon “byroja politike” e partisë shtet, të kësaj qeverie, janë veprimet e koordinuara ekskluzive të shërbyesve të Beogradit. Të gjithë treguesit politik qojnë kah ajo se nuk do të ketë nënshkrim të ndonjë marrëveshje, edhe s’mund të ketë as marrëveshje që do të mund të nënshkruhet nga këta njerëz pa kredibilitet nacional. Këto janë veprime politike të cilat e favorizojnë Serbinë dhe Kurtin, pra janë zhvillime politike ekskluzivisht në interes shtetëror serb. Falënderua Kushtetutës së vendit, që një marrëveshje për tu quajtur ndërkombëtare duhet të ratifikojë me 2/3 e votave, në kuvend dhe unë si deputet i kësaj legjislature do ta mbrojë me votë shtetin e pavarur të Kosovës dhe besoj shumë se në një front me mua do të kem edhe djem e vajza tjerë shqiptar. Fabula politike e diplomacisë ndërkombëtare që po ia kërkojnë Serbisë patjetër aplikimin e sanksioneve kundër Rusisë, i përjashton Albinin dhe diplomacinë kosovare të bëhen protagonistë të saj. Ata fitojnë atë që ua gjuan Vuçiq si diçka me vlerë të pakët ose hiq pa vlerë. Ndoshta diplomacia serbe e sheh rrugë më të mençur ecjen drejt sanksioneve ndaj Rusisë se sa njohjen e Kosovës. Prandaj, edhe mund të pritët që ti ndërrojmë rolet sa i përket nënshkrimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, nga pozicionet që kishim në Rambuje. Për serbet, është fitore të nënshkruhet plani franko-gjerman kështu siç është pa njohje por, pa detyrim të ndryshimit të kushtetutë s serbe, pa vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në nivel ambasadoresh, pa detyrimet tjera që rrjedhin nga marrëveshjet tashmë të nënshkruar gjatë procesit të dialogut ndër vite. Nëse Serbia mbërrin me e shti në status të “zajednicës” statusin shtetërorë për kishën ortodokse, me formua asociacionin, për Kosovën mendoj unë do të tregoj tolerancë për dy gjëra, liberalizimi i vizave edhe eventualisht pranimi i Kosovës ose ne UNESCO ose në INTERPOL, edhe këtu mbyllen zhvillimet pozitive për serbet edhe pre Albinin. Kjo është skenari më i “mirë” për qeverinë Kurti. Asociacionin në ketë vit e ka me patjetër qeveria Kurti dhe atë në të gjitha variantet. Mbetëm konsiston për asnjë qëndrim pro, për çfarëdo marrëveshje që nuk e ka njohjen reciproke. Pra, nëse nuk është pikë e parë e planit njohja e pavarësisë së Kosovës shtet sovran, jam kundër. Pa njohje nuk e përkrahim asnjë plan dhe nuk mund të flitë t për tradhti kombëtare siç po mundohen ti linçojnë kundërshtarët e platformës së tyre byroistë të qeverisë duke i krahasuar me opozitën serbe. Është në interesin e Vuçiq dhe të Serbis, mbajtja në qeverisje e Kurit! Në emër të kësaj po, mund t’ia zgjasin duart njëri tjetrit. Ndoshta jo me 27 Shkurt, sepse ju duhen seriale tjera. Por, Vuçiq është tepër i interesuar dhe investon secilën ditë që në krye të qeverisë së Republikës së Kosovës të jet Albin Kurti. Ngase vetëm përmes krizave permanente, këta mund të mbahen në pushtet. Të gjithë kryeministrat e Kosovës kanë rënë nga kjo pozitë për shkak se Vuçiq s’ka pas interes ti ketë për ballë. Kurse Albini është investimi i Serbisë përmes afere korruptive në diplomaci dhe besoj shumë se do të jetë Kryeministri i parë në Kosovë, që ka me mbaru mandatin e plotë. Një është e sigurt se në zgjedhjet e ardhshme s’ka pare ruse as serbe që do mundet të ia ricikloi mandatin. Lëvizjet politike e diplomatike evropiane, lënë të kuptohet se patjetër po pajtohen serbet edhe vasali i tyre Kurti, me bisedua gjoja për të futur njohjen edhe “zajednicën” si pika të planin i cili u paralajmërua si temë e bisedimeve/www.QendraPress.com/