Publikohen pamjet nga vendi ku u sulmua gazetari Valon Syla
Janë publikuar disa fotografi nga vendi i ngjarjes ku u sulmua mbrëmë gazetari dhe analisti Valon Syla.Mbrëmë vonë, Syla është sulmuar nga tre persona. Për pasojë, Syla ka pësuar lëndime të lehta në kokë.Në media është publikuar një video ku Syla flet pas intervenimit që kishte në QKUK. “Disa islamik fanatik më kanë sulmuar shpejt e shpejt ka ndodh dhe kanë ik”, ka thënë SylaEdhe sipas dëshmitarëve të pranishëm, në momentin e sulmit kanë qenë tre persona që kanë ikur me shpejtësi ndërsa ngjarja ka ndodhur në Breg të Diellit. Syla, i cili ishte pjesë e emisionit Pressing në një debat që lidhje me gjykimin e ish-krerëve të UÇK-së në Hagë, është sulmuar pak minuta pasi që ka dalë nga studioja.Tre persona e kanë përcjell Sylën deri te Bregu i Diellit e më pas e kanë sulmuar.Vetë Syla është deklaruar pas sulmit, me ç’rast ka njoftuar se është nën përkujdesjen e mjekëve.Gazetari Valon Syla ishte sulmuar edhe njëherë tjetër, pas etiketimit që ua bëri mërgimtarëve.