Përgjegjësia për sigurinë e territorit të Kosovës bie mbi qeverinë e Kosovës

0

     Prof .Skender Morina  për sigurinë e Kosovës  se a është përgjegjësi e qeverisë,FSK-së,Policisë së Kosovës, apo KFOR-it ,ai pohon :” Duke e ditur se Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, atëherë përgjegjësia për sigurinë e territorit të Kosovës bie mbi qeverinë e Kosovës, përkatësisht Ministrinë  e Brendshme,Ministrinë e Mbrojtjes si dhe AKI në .

 Duke mos përjashtuar këtu presidentin e Republikës së Kosovës si Komandant Suprem i Forcave të Armatosura të Republikës së Kosovës e  i cili në rrethana të cenimit të integritetit territorial të Republikës së Kosovës duhet të mbledhë Këshillin për Sigurinë Kombëtare për t’u përgjigjur me të gjitha mjetet në dispozicion që i garanton kushtetuta e vendit për rastet kur cenohet territori i shtetit të Kosovës.

         Në anën tjetër çdo qytetar i vendit duhet të jetë në nivelin e detyrës kombëtare dhe shtetërore për të informuar me kohë dhe drejtë çdo tentativë kujdo qoftë që synon të depërtojë e të cenoj shtetin e Kosovës.

       Edhe pse dihet së  forcat ushtarake të KFOR-it janë të obliguara  përgjegjëse për sigurinë e kufijve të Republikës së Kosovës rasti i fundit tregon se u cenua integriteti territorial i Kosovës e për këtë presidenti i Kosovës, bashkë me kryeministrin, ministrin e mbrojtjes dhe ministrin e brendshëm dhe shefin e AKI-së duhët t’ua bëjnë me dije forcave të KFOR-IT dhe institucioneve të tjera  ndërkombëtare se këto veprime të Serbisë janë të papranueshme dhe në të ardhmen shteti i Kosovës s’do të tolerojë incidente të kësaj natyre./qendrapress.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *