Çaste poetike me poeten;-Marigona ZEKAJ

Në pika të shiut

————————

Në pika shiu fsheha lotin,

që të mos ma shihte bota,

se ka dhimbje që s’kanë zë,

veç në shpirt lënë erëra të forta

Pika-pika bie nata,

mbi kujtime që na vrasin,

disa njerëz ikin larg,

por plagët e tyre më nuk flasin

Në çdo shi kërkoj një fjalë,

që ma ngroh shpirtin e vrarë,

edhe qielli kur loton,dhimbjet

S’kemi për t’ja parë

E kur shiu të pushojë,

unë prapë do të jem aty,

me një zemër plot plagë,

e me lot në sy

/QendraPress/