Prezantojmë  penën  re poetik:Florintina MUJOTA

Një botë e tërë e fshehur në ty

Mrekulli e pavdekshme, kudo te dërgon

Me çdo rresht që lexoj,më lartëson

Në faqet e tua, mendjet me te shquara frymojnë

Krijuan kryevepra që ne me to të rrojmë

Libër i pavdekshëm ,mik i njohur

Që faqet e tua do t’i këndoj per jetë

Te mbledh e të lexoj me zërin tim te ndrojtur

Por shkronjat e tua e ngrisin zërin vet

Të dua o libër se ti je ushqim i mendjes

Që mban të gjallë shpirtrat dhe lexuesit

Me ty ndizen zemrat dhe harrohet vuajtja

Sepse tek ti gjendet e vërteta dhe çlirimi

Pa ty nuk do te rronte as njerëzimi.

Florentina Mujota është një nxënëse 14 vjeçare në shkollën “Dëshmorët e Kosharës” në Kosharë. Ajo vijon klasën e nëntë dhe ka një eksperiencë të shkëlqyer në nota, duke u renditur ndër nxënëset më të mira të shkollës së saj. Përveç suksesit akademik, Florentina është një vajzë shumë aktive dhe miqësore. Asaj i pëlqen të luajë futboll dhe vollejboll. Duke marrë pjesë rregullisht në gara të ndryshme në fusha të ndryshme. Florentina konsiderohet një nxënëse model që kombinon mirë suksesin akademik me angazhimet ekstrakurrikulare. Ajo është një vajzë energjike dhe shoqërore që përfshin aktivitete të shumta në jetën e saj të perditshme. Për Florentinën është poezia e parë e cila motivi i saj kryesor ishte arsimtarja e shkëlqyshme Pranvera Qerimi./www.QendraPress.com/