Çaste poetike me poeten ;-Mimi PANE

PA ALUDIM, THJESHTË SHKRIM…

——————————————–

Më duaj

Më duaj…

Është shumë pak ajo që po kërkoj,

por njëkohësisht është gjithçka,

 sepse vjen nga shpirti.

Më duaj dhe ma përsërit çdo ditë.

Ma thuaj aq shpesh, sa fjalët e

tua të depërtojnë thellë në shpirtin tim.

Sepse kjo më bën të lumtur.

Më prek atje ku fjalët e tjera nuk arrijnë.

Mos më thuaj vetëm sa e bukur jam…

Më thuaj se nuk rri dot pa mua.

Më thuaj se më kërkon edhe kur nuk jam pranë,

se më ndien edhe në heshtje,

se zemra jote më zgjedh çdo ditë.

Të më duash shpirtin më lumturon.

Më jep krahë, më bën të ndihem e

 sigurt, e dëshiruar, e gjallë.

Sepse dua të më duash për atë që jam brenda,

për zemrën time, për shpirtin tim,

 për gjithçka që mbaj të fshehur brenda vetes.

Të më duash vetëm trupin… më lëndon.

Më bën të ndihem sikur më sheh,

 por nuk më njeh.

Sikur prek trupin tim,

 por nuk arrin dot shpirtin tim.

Prandaj, më duaj shpirtin.

Më duaj me të vërtetë.

Dhe unë të betohem se do të jem aty për ty,

me gjithë zemrën time,

me gjithë shpirtin tim.

Sepse ti je dashuria ime.

Dhe unë të dua…

aq shumë sa je bërë drita e syve të mi,

qetësia e zemrës sime

dhe një pjesë e shpirtit tim.—

/QendraPresss/