Drejtori i kulturës  Adem Morina, fletë  për  qershorin e  dhjetëra aktiviteteve  kulturore e festivaleve.

            Dje, filloi edicioni i VI-të i Festivalit tradicional Folklorik me Këngë e Valle për Fëmijë “URA 2024”, organizuar nga AKV “Lidhja e Prizrenit”, mbështetur nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, ku, morën pjesë ansamble nga Tirana, Shkupi, Kërqova, Lushnja, Konispoli, Novi Pazari, Vitia, Deçani, Prishtina dhe grupet prizrenase.  Me këtë rast u promovua trashëgimia kulturore e vendeve përkatëse shqiptare, edhe përmes kostumeve të veçanta kombëtare që dëshmojnë vlerat tona autentike. Tregon drejtori i DKRS Adem Morina. Aktivitet e këtij qershori  janë një  përmbushje  e plotë  e gjithë  kulturës  prizrenase pohon ai. Po sonte mbahet nata e dytë e këtij festivali me grupe të tjera pjesëmarrëse, për t’u përmbyllur edhe një vit i suksesshëm i Festivalit “URA”.

“. Derisa mbrëmë u mbajt “Festivali Tradicional Multietnik 2024” i organizuar nga SHKA “Šarski Behar”, i mbështetur nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, me ç’rast morën pjesë edhe ansamble kulturo-artistike nga Maqedonia, Mali i Zi dhe Sanxhaku. Festivalet e komuniteteve begatojnë edhe më shumë jetën kulturore në Prizren pohon drejtori Adem Morina,/ëëë.QendraPress.com/