Fryma poetike e së dielës me poeten:-Anila TOTO

Të heshtësh
—————————
Të heshtësh është një ulërimë…
Një frymë që brenda vetes ndalet.
Një burg poetik pa asnjë rimë
për dhimbjet, për mallet, për faktet.
Të heshtësh është porsi një mal
që mbledh burime brenda vetes.
Një ndienjë nostalgjie, një faj
që të vetëndëshkon me urrejtje.
Të heshtësh është një dashuri…
Që pret buzë detit për çdo ditë.
Një burg ku ti pranon në vetmi
të prangosësh një nga një liritë.
/QendraPress/