Çaste poetike me poeten; Bona Mulaj LLUKA
A mi ke pa sytë n’këtë nadje
—————————————
S’po muj me i hap
Tutna se ke me dalë e me ik,
e jo, s’muj
Korijet e livadhet i shëtita sonte me ty.
Buzë p’rroit laga krahnuerin
Avull m’çliroj shtati n’afshe dashnie
Po me t’thanë s’mujta.
Ndër prekje gishtash e buzësh, e frymimesh t’pangime,
kohën deshta me e ndal n’këtë natë,
e me t’mbajt ngat.
A mi sheh buzët këtë nadje?
Kurrë ma t’flakta s’janë kanë
S’ban me i njomë me pak uje
M’laget puthja
Tuj u lazdru m’shkoj nata sonte,
e tash druj me i hap sytë
Rri dhe pak me mu!
Mos mu ban mall! /www.QendraPress.com