Fryma poetike e së dielës me poeten; Lola. MEÇAJ

Duaj si ti

————————–

Duaj grua si di ti,

nëse e ndjen, kafshoje një copë dite të diellt

sikur kafshon prej dashurie.

Kafshoje pa shenjën le ta fsheh e hëna natë.

Duaj jo me formulë ashtu siç duan ngushtë,

por me gjithë qenien tënde botën e egër instinkte,

ajo botë që të jep thërrime,fare pak.

Thjesht duaj pa u shpjeguar,si lumi shtratin e vet,

si dallgët puthur me breg,

Duaj grua si di ti dhe pse dashurinë me pikatore ta kthejnë.

E buta grua ndez zjarrin edhe kur bota fiket.

Duaj, duaj grua edhe sikur të t’thyen brinjët e shpirtit.

/www.QendraPress.com/