Drejtoria e Shërbimeve Publike drejtori e sukseseve, Prizrenit  i kanë dhënë  pamje  të mrekullueshme

                   Drejtoria e Shërbimeve Publike drejtori e sukseseve, sepse  vete  drejtori Çelë Lamaj  bashkë me stafin , Prizrenit  i kanë dhënë  pamje  të mrekullueshme,  kjo edhe për faktin se  ka një bashkëpunim tepër ët mire me kryetarin Totaj.  Kështu në vazhdën e punimeve të Drejtorisë së Shërbimeve Publike në lagjen “Dardania 2,” tani  filloi asfaltimi i shtresës së parë në aksin e rrugës LOT I dhe përskaj shkollës së lagjes, me një gjatësi prej 1.700 metrash, rrugë të cilat ofrojnë një infrastrukturë moderne e të sigurt për banorët e kësaj zone të qytetit të Prizrenit.

Për herë të parë në Prizren, filloi tani, zbatimi i masave inovative për efiçiencën e energjisë, përmes instalimit të rrjetit të ri të ndriçimit publik me llamba inteligjente “SMART” ,Në rrugën unazore të qytetit.  Ky është një projekt i rëndësishëm i Drejtorisë së Shërbimeve Publike që synon kursimin e energjisë dhe rregullimin automatik të ndriçimit, varësisht prej nevojave në terren.

Sistemi aktual optimizon përdorimin e energjisë bazuar në kohën dhe intensitetin e dritës , si dhe ky projekt do të zgjerohet edhe në pjesë të tjera të qytetit dhe fshatrave të Komunës së Prizrenit, duke përfshirë rrugë me rëndësi për qarkullimin dhe jetën e përditshme të qytetarëve .

Drejtoria e Shërbimeve Publike ka iniciuar aksionin për pastrimin e hapësirës ku do të krijohet Zona Industriale – një hap drejtë parapërgatitjeve për funksionalizimin e saj.

Funksionalizimi i Zonës Industriale është një nga prioritetet kryesore të Komunës së Prizrenit, me qëllim krijimin e kushteve optimale për zhvillim ekonomik dhe industrial në vitet në vijim si dhe krijimin e vendeve të punës njofton  drejtori Lamaj.

Tani më janë kryer të  gjitha punimet  për rregullimin e trotuarit në rrugën “De Rada”, pranë Stacionit të Autobusëve në Prizren, që do ta përmirësojë infrastrukturën për këmbësorët.

Kjo ndërhyrje është pjesë e përpjekjeve të Komunës së Prizrenit për modernizimin dhe përmirësimin e hapësirave publike, duke i bërë ato më funksionale dhe të qasshme për të gjithë. Tashmë aty është  krijuar një  hapësirë  për mrekulli dhe  shembull për  gjithë  Kosovën. Drejtori Lamaj  Prizrenin e ka shëndëruar në një kantier ndërtimi dhe  qytetarët tashmë e lavdërojë./ëëë.QendraPress.com/