Maqedonci: Do të gjejmë zgjidhje afatgjate për ushqimin e FSK-së, këtë vit 119 ushtarë u larguan nga forca

Maqedonci: Do të gjejmë zgjidhje afatgjate për ushqimin e FSK-së, këtë vit 119 ushtarë u larguan nga forca

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, ka konfirmuar se kontrata aktuale për furnizim më ushqim për FSK-në është duke u trajtuar nga mekanizmat e Ministrisë. Maqedonci shtoi se në këtë fazë tranzitore janë duke u furnizuar përmes kompanive që kanë kontrata të lidhura me Agjencinë Qendrore të Prokurimit. Maqedonci shtoi se në vitin 2024, janë larguar vullnetarisht 119 ushtare të FSK-së. 

“FSK-ja ka marr pjesë në 12 ushtrime ndërkombëtare. Në proces e kemi rekrutim e 300 ushtarakëve, dhe kemi një interesim të i madh të të rinjve që t’i bashkohen FSK-së. Për dy pikat specifike të shërbimi dhe furnizimi me ushqim aktualisht jemi në koordinim edhe në punë e sipër për të zgjidhur çështjen e ushqimit. Kontrata aktuale është objekt i trajtimi nga mekanizmat e MB. Fokusi ynë është që të ndërtojmë një koncept të ri që do të ofrojnë zgjidhje afatgjate”.

Arife Halili, u.d e drejtoreshës së Burimeve Njerëzore në MB, tha se 217 pjesëtarë të FSK janë larguara, duke përfshirë edhe rastet e pensionimit, rastet e vdekjeve edhe çështje të tjera.

“Numri me i madh i të larguarve ka qenë në vitin 2018-2023-2024. Bazë të deklarimeve 80 për qind është migrim jashtë vendit dhe bashkim familjarë. 217 është me pensionime, vdekje e të tjera”, ka thënë ajo.