Fryma poetike e së mërkurës me poetin; Art Xhixhi Vjollca BERISHA

PORTRET NËNE
——————————————
Më fal për rrudhat,që t’i bëra Nënë
Mbrëmjeve në dimër e në verë!
Mbylle zemërimin tënd
Rrethuar me ne fëmijët tu
Dritëzuar me dritë vatre.
Zemër nëne,zemër hëne
Me fal për rrudhat poshtë syve
Si harta t’atdheut ndrydhur.
Zemër nëne ,zemër hëne!
Me fal për bardhësinë e thinjave
Si pikturë baroku më sfond gri
lëvizje në thellësi , terr i zi
Rrugët e pluhurosura arave
Ëndrrat të këputura rinore
Zvarrë ngre hijet baritore
Zemër nëne ,zemër hëne!
Me fal për fjalët që s’ti mbajta
As vetmin s’ta hoqa,
Me lerë t’i puth vuajtjet e rrudhat
T’i bëjë Melodi zgjesh
Zemër nëne ,zemër hëne!
Nga libri im
VILARËT E BARDHË(poezi)
/www.QendraPress.com/