Çaste poetike me poeten:-Majlinda PAJAJ

PEMA PA QIELL
————————–
Syri verbohet nga pritja,
si një pemë pa qiell,
malli rritet.
Rrënjët zbresin,
në thellësinë e heshtjes,
degët kërkojnë,
një horizont që mungon.
Era kalon përmes meje,
por nuk sjell asgjë,
vetëm një gjethe bie…
me emrin tënd,
të shkruar në heshtje.
/QendraPress/