Çaste poetike me poetin:-Urim MEZINI

KËNGA E ZOGJVE

————————

Stuhia, si me magji, e zbehu shpejtësinë,

duke u kthyer në një puhizë fare të lehtë.

Aroma e luleve, përzier me freskinë,

edhe zogjtë nxituan të dalin nga foletë.

Qielli pas kësaj u pastrua, s’i ngeli asnjë re,

veç ca zogj, në qejfin e tyre, harlisur fluturojnë.

Duket sikur diçka kërkojnë nga ne,

mbase këngën e tyre t’nisin të këndojnë.

Kënga e tyre magjepsëse, askund pa stonuar,

puhizën dhe aromën e luleve kishte si melodi.

Doja me zemër që kjo të mos kish të mbaruar,

që shpirti im të thithte gjithçka në qetësi.

E bukur kënga e tyre, tamam si një magji,

si kor asamblesh, por pa dirigjent.

Nuk e di pse s’doja të mbaronte ajo melodi,

të joshte, të dehte dhe t’i merrte mendtë.

/QendraPress/