Çaste poetike me poeten;Cerazela KONDI
Nuk e di!
———————-
Nuk e di,se si pronar
i mendjes time u bëre.
Pronar i këngës,që zemrën
time godet.
Pronar i hijes time,që më ndjek.
Si ja dole,të jesh këtu.
Dhe pranë meje të të kem.
Shkaku i buzëqeshjes time
të jesh.
Si ja dole,që prapë buzëqeshjen
të ma kthesh.
Je rritmi,që rrugën më tregon.
Je ajri,që në vesh më pëshpërit.
Përkëdhelja,që më bën e gjallë
të ndjehem.
Diçka që harroja shpesh.
Drita që rrugën time ndriçon.
Një tingull që për herë të parë
dëgjoj.
Nuk e di,se si në botën time
të brendshme hyre.
Derën nuk trokite.
Por di që vetëm ti lejohesh
në zemrën time,të futesh.
Je sekreti im,që fshehur mirë
e mbaj.
Murmuritja,që më mungon,të thotë.
Dashuria që ska nevojë ,për fjalë.
Dhe në heshtje rri.
Sytë e njëri tjetrit duke parë.
Dashuria ,ska nevojë shumë të thotë.
Shiko sytë e mi.
Atje gjenden,gjithçka mendoj.
Atje,dhe dashuria për ty!!
/www.QendraPress.com/