Çaste poetike me poeten: Ana BALLIU

Nuk Dorëzohem Lehtë

—————————————–

Nuk dorëzohem lehtë,

edhe kur stuhitë mbi mua bien,

kur bota mbyllet në errësirë

dhe shpresat treten si hije në qiell.

Unë ngrihem sërish, si një shkëmb i fortë,

me rrënjët thellë në tokën e shpirtit,

me zemrën e pathyeshme si një flakë

që nuk shuan, edhe kur fryn erë.

Nuk më ndal dobësia, as frika,

as rrugët e gjata dhe të errëta,

se në zemër më rreh një besim i fortë,

një zë që thotë, “Ti mundesh, edhe sot.”

Pra, mos m’i thuaj se është e pamundur,

se ëndrrat s’kanë vend në këtë botë,

se unë do vazhdoj, pa ndalur hapat,

derisa të arrij atë që dua fort.

/www.QendraPress.com/