Fryma poetike e së mërkurës me poeten:Flutura YMERI

Ti, botë, e vogël plot endacak!

——————————————-

Ti, botë, e vogël plot endacak,

Që mundohen boshin ta deformojnë,

Si nuk morën shembull nga forca jote,

dhe pabesinë mbi ty, mos e lëshojnë.

Ti, botë e vogël, plot endacak,

Ku ulen në sofrën tende, të mirë dhe të liq.

Pse i jep të ligut hak ,

dhe të mirët i bën armiq !

Ti, botë e vogël plot endacak,

Strehë e vetme e njerëzimit,

Po të flas me gjuhën e Zotit ,

Përse nuk i jep fund tradhtive dhe mjerimit!

E drejta e Autorit

Flutura Ymeri.

/www.QendraPress.com/