Çaste poetike me poeten;-Cerazela KONDI

Dhe jeta vazhdon!
————————————
Po vijnë Krishtlindjet!
Dhe ti në heshtje,shikon.
Me një shikim,që mijëra fjalë
thotë.
Po vijnë Krishtlindjet!
Dhe as pemë të stolisësh,
nuk do shohësh.
As dhurata,as përqafime
në ditë të tilla,të të mungojnë.
E përhumbur,sytë nga qielli hedh.
Një yll atje të gjej,të ndricojë.
Vetëm një.
Shpirtin,të të ngrohë.
Por dhe yjet,të dëshpëruar
u shuan tani.
Kë qiell,tani të ndriçojnë?
Kur vetëm lot ka
për një njeri,që iku përgjithmonë.
Kur dhe engjëjt,në sy të shohin.
Qajnë.
Për cilat shpirtra,cilat këngë,
të këndojnë.
Çdo gjë ,një mjegull…
Ashtu dhe shpirti jonë.
Dikë pret të të thotë…
që gjithçka ,e bukur është.
Por ti ,as të buzëqeshësh,smundësh.
dhe as zemra,të gëzojë.
U shuan yjet,u shua një jetë.
Dhe nëse pak qesh…
Është një buzëqeshje e gënjeshtërt.
Nuk është e vërtetë.
Është një buzëqeshje,që të tjerët
mund ta besojnë.
Por jo ti,jo vetvetja jote.
Nga e vërteta,që mirë e fsheh.
Gjithçka,një ngjyrë gri.
Si qielli,ashtu dhe shpirtin tim.
Dhe veten,pyes…
Përse…përse kaq dhimbje?
Deri kur sytë e mi
do të ndalojnë ,të lotojnë?
/www.QendraPress.com/