Çaste poetike me poeten;-Mimoza Eliona OSMANI
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2024/12/mimoza-osmani.jpg)
Këtu …
———————————–
.Trokiti dimri nxjerr nga përbrenda
Një erë që pemët i lëkund
Stinën e vjeshtës -tha e çmenda
E ndoqa më në fund
Ndoshta ka konfirmuar ardhjen
Këtu se ndjejë kërkund
Sa malet kanë harruar zbardhjen
Dhe dimrit i mbajnë hundë…
Këtu çdo dimër kushton shtrenjtë
I ftohti s’duket jashtë
Dimri i shpirtit ngrin lumenjtë
Dëbora bie në asht…
/www.QendraPress.com/