Çaste poetike me poetin;- Sylë Sejdi AHMETI

DRITË SHPRESE

——————————-

Me dritë shprese

Me rrudhat e vrazhda

Me duar të plasaritura

Nisëm e vazhduam lërimin

E fatit tonë

Për një DITËLINDJE

E hijet e stinëve të zeza

U zvarritën eshtrave tanë

Drejt theqafjeve shkuan

Në zjarr mbaruan

Dhe Dielli i ëndrrave të shkelura

Shpërtheu kapakët e humnerës

Dhe u nis me buzëqeshje

Portës së Madhe të Lirisë

Me margaritarë në sy

Këmbëzbathur stinëve

Kafkat e historisë shkelën

Me vrap shtigjet e zeza kaluan

Stërgjyshërit e gjyshërit

Baballarët…

Për ta përqafuar

Dritën e syve të atdheut

/www.QendraPress.com/