Çaste poetike me poetin;-Anila KODRA
NËN FLAMUR ,VEÇ NJË ETNI
—————————————————-
Kjo është ditë e bekuar
I bën bashkë ku ka shqiptarë,
Qiejve sot skuq i praruar
Flamuri ynë Kombëtar.
Mbi të e lidhën besa – besë
Grusht bashkuar me Skënderbenë,
Larë me gjak mbushte me shpresë
Trimat që mbrojtën Mëmëdhenë.
Shumë vite pas atje në Vlorë
Nën Flamurin Kuq e Zi ,
U bënë bashkë gishta t’një dore
Shqiptarë ku kish shqiptari.
I shenjtë ai Nëntor i Dytë
U mblodhën shumë delegatë,
I lirë flamuri ynë u valëvit,
Kuq si gjaku, në mes një shkabë.
Në këtë datë qiejt përflaken,
Nga ngjyrë e flamurit tonë,
Skuqin edhe natës yjet
Kudo ku shqiptarët jetojnë.
Gëzoni krejt sot o shqiptarë,
Nga Kosova në Shqipëri,
Nga Çamëria deri në Tivar,
Kudo ku valëvitet flamuri kuq e zi.
Bekuar është kjo datë e ditë,
SI VETË ZOTI E KA DASHTË,
Bashkë ti bëjmë dhe Shqiptarit,
NJË ETNI, SI N’KOHË TË LASHTË.
/www.QendraPress.com/