Çaste poetike me poeten;-Anila TOTO
Një grua
——————————-
Sot një grua kishte dalë nga udhë e zotit
E tregonte mes njerëzve histori dashurie.
Imagjinata të frikshme,..lumturi prej loti
E mbytur nëpër dëshira e kurthe vetmie.
Të gjithë e dëgjuan se çfarë kishte ngjarë
Edhe pse edhe vetë i përjetonin çdo ditë.
Disa e mëshiruan, të tjerët e patën sharë
Një grua që dashuronte me gjithë shpirt.
/www.QendraPress.com