Çaste poetike me poeten;-Bujana MALAJ
![](http://qendrapress.com/wp-content/uploads/2024/12/bujana-malaj-1024x767.jpg)
SHQIPNI…..
—————————-
Edhe shi kur bie
Atdhe ti shkëlqen
bahesh mriz nën hije
se je vendi jem.
Ah Shqipni e bukur
e shekujve në rradhë
shqipet fluturojnë
në qiellin e bardhë
Ku janë shqiponjat
foletë po tresin
e qosheve të botës
mos i len të mbesin ?
Nën krahët e gjanë
e mira shqiponjë
mblidhi bijtë e tu
Çamëri e Kosovë
Në sqepin e kthyer
o shkabë dy krenare
fluturo e lirë
mbi tokën shqiptare
Botën mos e ndjek
nën frëngjitë e vogla
rritu n’djepin tand
aty ku t’ra koka
E djepi i nanës
mos t’përkundet thatë
bukë e djathë të hamë
tan shqiptarët bashkë
/www.QendraPress.com/