Çaste poetike me poeten;-Bona Mulaj LLUKA

Dhe s’iki dot nga ti!

——————————–

Rrotullohet bota,rrotullohet gjithsesi

Në një cep jam unë ,në tjetrin frymon ti

Nuk shihemi prej kohësh, dhe se di sesi…

Qajmë të dy tok,qeshim po të dy

Rri heshtur e s’flas,andej mërzitesh ti

As mundesh të vish,as mundem të vij

Posa mërzia kalon ,vazhdojmë si gjithnji

Këndej buzëqesh une,andej gëzon ti

U bë kohë e gjatë, me këtë marrëzi

Bashkuar rrinë zemrat, e trupat në largësi

Nuk iki dot prej teje,as tek ti dot s’vij

Andej mungoj unë…

këndej mungon Ti!

/QendraPress/