Fryma poetike e së dielës me poetin;- Zymer H.HALITI

SHIU QË PO BIE

————————————-

Dhe nata vjen e qetë

shiu vazhdon të bie pa pra

hëna është fshehur pas reve

dritaret janë avulluar nga tymi i cigares.

E shiu vazhdon të bie…

freskia më ledhaton faqet e flokët gri

kujtimet janë tretur diku në largësi

kjo natë e errët e me shi

sikur donë errësirën ta përpijë…

Një erë e lehtë degët e blirit lëkundë

dhe nga çasti në çast

fletët nga degët shkundë.

Eh kjo jetë vazhdon të rrjedhë rrugëve të

 tretura nga hapërimet tona aty-këtu

Unë vazhdoj të kundroj shiun që po bie sonte

E larg është mëngjesi… e dielli ka për të agu’

/www.QendraPress.com/