Çaste poetike me poeten;-Lubi H, TOTA

Tek ti
————-
Tek ti i lash ëndrrat përmalluar,
Tek ti e lash zemrën rehat,
Sa net pa gjumë i kam kaluar,
Veç zemrën tënde e kisha ngat.
Sa fjalë pa thën e sa dëshira,
Ngelën në ëndërr nuk di se sa,
Si turbullirë netët e mia,
Një zemër vrarë, e lot pa nda.
Nuk e thash dot fjalën të dua
E ka thën zemra, këtu në qetësi,
Kjo botë mizerje s’është për mua?
Ëndrrat ti thash veç në poezi,.
Tek ti e lash zemrën rehat,
Se kurrë se shet nuk e lëndon,
E kjo më bën të kem më ngat,
Se prej vetmisë ,zemra loton.
Ndofta një ditë kur s’do jem më,
Mijëra dëshira peng i kam lën,
Pengu më i madh që se tret toka
Fjalën “Të Dua”borgj ty ta kam.
Le të kalojnë ditët e vitet
Edhe dëshira në ëndrra t’ngelet,
Me zemrën time çdo nat vij vrap,
Se ndryshe zemrën as dheu se tretën!
Shkroi SULBIE .H.SHEH
/QendraPress/