Çaste poetike me poetin;-Asllan MIFTARI

MBRETIT TË VARGUT

——————————-

Kam dashur qëmoti të derdh vargje

Se për dikë s’ pritet kohë, e s’ ka rradhë

Mbrëmë dikush nga Lart ! – Zgjohu më tha

Iku mesnata, e mëngjesi fillon të zbardhë.

Se në mesnatë, yjet shkëlqejnë qiellin

Hëna ndriçon e zverdhon tokën

Engjëjt nisen e zbresin nga Lart !

Ec thonë…! – Mos e tund kokën.

Se për miqtë ke, detyrë dhe obligim

Ato të mbushin me muzë e frymëzim

Ndaj mos u kurse në bojë e shkrim !

Nganjëherë pena kërkon dhe reflektim.

Reflektim…! – Jo ç’ t’u vijë për mbarë

Por të shprehet ndjenjë e sinqertë

Siç e kërkon i tyre respekt

Siç e meriton miqësi e vërtetë.

Ndaj sot do të shpalos në varg

Pa kursyer shpirtin tim të dlirë

Për ju mikesha e miq fisnikë

Që penen time, asnjë çast se latë të ngrirë.

Për vlerën, që më dhatë të ndjehem poet

Në mendje e zemër u kam ditë natë

Pa reshtur do t’u përcjell shëndet e mirënjohje

Ndjej…! – Kjo është më e bukura uratë.

Por sinqerisht..! – S’ ndjehem mirë me emrin poet

Sido të thoni, – vargshkronjës e quaj veten përherë

Poet është paksa, emër i veçuar dhe i lartë

Dhe se ngarkoj veten, në tej mbivlerë.

E ndjej shpirtërisht, kohën tuaj të çmuar

S’ thonë kot, koha është flori

Ndaj përulem me respekt, sejcilit prej jush

Për kohën e motivimin me çiltërsi.

Kam thënë dhe e them me plot bindje

Me ndjenjë të thellë e tepër sinqeritet

Jeni Ju..,- mikesha e miq që jepni vlerë

JU jeni…! – Mbreti përmbi Mbret !

/QendraPress/