Fryma poetike e së dielës me poetin;-Luan SHEHI

SA LARG DHE PRANË

———————————–

Sa larg dhe pranë,

shurdhojnë pritjet,

u grindën, u shanë,

simotra…mërzitjet…

Plot gaz dhe vajë,

nën skuta strukur,

me heshtjen pajë,

trishtimit…ndukur…

Një lotë i derdhur,

tëposhtë gjerbuar,

syprinës bredhur,

gjëmon munguar…

Sa larg dhe pranë,

të fjetat mendime,

u grindën, u shanë,

thellë…Botës time…

/www.QendraPress.com/