Fryma poetike e së dielës me poetin;-Sahit SHALA
PARAJA
——————–
Shumëherë i dola të ligës përballë
I rashë me grushta për aq sa munda
Por prapë më turret porsi rrangallë
Më sillet prapa e shpesh kah hunda
-Ah, ti moj letër krejt e pavlerë
Ti që po e sjell një botë në gisht
Si s’të shkon n ‘mendje as dhe njëherë
Sa e shtirur je e pistë!
www.QendraPress.com/