Operacion anti-drogë në Prizren: Arrestohen dy persona, konfiskohen 31 doza marihuanë

                  Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në rrugën “Mujo Ulqinaku” në Prizren, mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 21:23, nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të substancave narkotike. “Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që gjatë kontrollit në rrobat e trupit të njërit të dyshuar janë gjetur dhe konfiskuar dy doza të substancës narkotike që dyshohet e llojit marihuanë, ndërsa në veturën e parkuar të të dyshuarit tjetër është gjetur dhe konfiskuar një qese me doza të substancës narkotike e llojit marihuanë”, thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell