Çerdhja e re në lagjen “Ortakoll”, hapësirë moderne për fëmijët e Prizrenit.

                         Komuna e Prizrenit ka përfunduar rikualifikimin e ambienteve të pashfrytëzuara në lagjen “Ortakoll”, për të krijuar kushte për ndërtimin e një çerdheje moderne për fëmijët. Nga ana tjetër, MASHTI ka realizuar ndërtimin e çerdhes dhe ka siguruar një pjesë të inventarizimit, në përputhje me marrëveshjen e arritur. “Kështu duket foleza e re e edukimit dhe argëtimit për fëmijët nga lagjja më e madhe në Prizren – Ortakoll. Komuna e Prizrenit ka rikualifikuar ambientet e pashfrytëzuara bashkë me dokumentet përcjellëse, ndërsa MASHTI ka bërë ndërtimin e çerdhes bashkë me një pjesë të inventarizimit sipas marrëveshjes”, u shpreh drejtoresha e Arsimit, Luljeta Veselaj Gutaj.