Çaste poetike me poetin;-Mursel SOPAJ
KUR KUJTOHET REÇAKU
( Vilijam Vlkerit)
———————————-
Sa here Reçaku ,dhe krijimi te kujtohet
Ne përvjetorë lule do te derdhen edhe lot
Pashmangshëm i lidhur do te jete
Edhe emri yt,o mik i largët
Sa here ne Reçak,janari do te ngri
E kokulur njerëzit,do qëndrojnë
Pashmangshëm mes dhembjes ne qetësi
Edhe emrin tënd do ta kujtojnë
E lidhe emrin tënd o.njeri
Me njerëzit e copëtuar duarthate
Lufta e një populli për liri
Ne dite te vështira,mik te pat
Sa here Reçaku,dhe krimet serbe te kujtohen
Si re e zeze , ndërgjegjja na rri mbi koke
Se as ne ditët me te renda
S’u ngritëm te bashkuar te gjithë tok
Sa here Reçaku,dhe krimi te kujtohet
Ne përvjetorë lule do te derdhen edhe lot
Përjetësisht i lidhur do te mbetet
Edhe emri yt,per ketë toke! Hagen,
15 janar 2025
/www.QendraPress.com/