Fryma poetike e së dielës me poetin;-Bekim KELMENDI
Mos ke frikë e dashur.
—————————————–
Po moj po, ta them me gojën plot,
Mos ke aspak frikë e dashur.
Se, as nga ëndrrat tua sdo të largohem.
As nga ngrohtësia që më jep ti, s’largohem dot.
Sepse aty gjej butësinë e shpirtit, aromën e luleve të rralla.
Andaj, mos ke frikë e dashur,
Se, përherë do të trokas në portën tënde,
Ashtu siç troket behari me lulevjollca, ende pa u shkri bora.
E pra, aty do t’më kesh përherë,
i rrethuar me ngrohtësinë vullkanike të zemrës sate.
Në ata sytë e tu të pangopur që më shikojnë afshët.
Aty do t’më kesh e dashur, edhe po t’mos jem fizikisht.
Dije se mendja ime është me ty.
Andaj aspak mos ke frikë se në syçkat e tua kam zënë pritë…
/www.QendraPress.com/