Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Shpresa HYSENI

LABORATORI I SHPIRTIT
———————————–
Unë e kujtoj me zili botën e djeshme,
dhe dridhem lehtë nga hija e së nesërmes.
Mes dritës dhe frikës,
mësoj se dashuria për një YLL
dhe kuptimi i botës
janë rrugë që rrallë takohen…
Po mendoj…
në heshtjen që më flet më shumë se fjala:
mos je ti veç një ËNDËRR
që zemra ime s’guxon më ta prekë?
Apo jam unë një e FJETUR,
e humbur në kohë,
që kam harruar rrugën për t’u zgjuar…
Çdo njeri që duam
mbetet një grimcë drite në shpirt, një copëz që endet
nëpër ëndrrat tona të pafundme.
Sepse ëndrra…
është magjia e fshehtë
që lind në laboratorin e shpirtit çdo ditë,
aty ku dhimbja dhe shpresa
përzihen në heshtje.
Dhe për këtë…
nuk më duhet zëri,
kur askush s’është aty
për të më dëgjuar dhembjën si laboratori i shpirtit tim.
Nga: Shpresa Hyseni-Gjilan
/QendraPress/