Prizreni,e shënoi Ditën e Tokës me krijimin e hapësirave gjelbruese, në lagjen ’’Dardania’’.

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, sot,më 22 Prill,në lagjen ‘’Dardania’’ në hapësirat e gjelbëruara në sheshin ‘’Rrustë Kabashi’’ në Prizren,u organizua aktivitet edukativ dhe mjedisor me nxënësit e shkollës “International Maarif Schools”, me fëmijët e kopshtit parashkollor “Nëna Kabrini”, dhe me vullnetarë të ndryshëm. Në këtë aktivitet pos Drjetorit të Shërbimeve Publike Islam Ukimeri dhe I gjitë stafi I kësaj drejtorie ishte dhe nënkryetari I komunës Bexhat Bytyçi, Konsulli I Turqisë në Prizren ekselenca e tij Fatih Topçu, Drejtori gjeneral i Fondacionit ‘’Marif ‘’ z.Mehmet Nedim Asllan si dhe shumë ambientalistë. Ku në kuadër të këtij aktiviteti: Nga shkolla “International Maarif Schools” u bë mbjellja e 50 fidaneve drunore decorative Nga Kopshti parashkollor “Nëna Kabrini – 4 fidane drunore . Drejtoria e Shërbimeve Publike – 15 fidane drunore .Me këtë rast fillimisht drejtori i Shërbimeve Publike Islam Ukimeri ka falenderuar gjithë të pranishmit dhe tha se tashmë komuna me këtë projekt besojmë se do të krijojnë hapësira rekerative për këtë banorë dhe për Prizrenin. Kurse ai ka falenderuar edhe Shkollën ‘’Maarif’’.
Një përshëndetje rasti ka bërë edhe Konsuli i Turqisë duke falenderuar edhe Komunën dhe kryetarin Shaqir Totaj, për këtë hapësirë të bukiur gjelbërimi, ku bashlkarisht do te mbikqzyrim edhe faktin se Prizrenit të bukur po i shtohet edhe një hapësirë gjelbruese.
Drejtori I Përgjithshëm i Fonadacionit’’Maarif’ në Kosovë Mehmet Nedim Asllan,ka theksuar se tashmë me këtë hapësirë gjelbruese që po i shtohet Prizrenit . Edhe ne do të shtojmë përkujdesjen dhe bashkë me komunën e Prizrenit për këtë hapësirë të qytetit.
Derisa nxënësi nga shkolla ‘’Marrif’’Ideal Gashi,me këtë rast, tha se ne nxënësit e shkolllës ‘’Maarif’’-it mbëltojmë mbi 50 drunjë dhe bashkarisht do të punojmë për këtë hapërisë gjelbrimi . Në këtë aktivitet prezentuan edhe OJQ mjedisore ,KRM’’Ekoregjioni ‘’ si dhe shumë qytetarë.
