Fryma poetike e së mërkurës me poeten;-Minire Rukovci HYSENI
S’KA SI VENDI IM
——————————
Në çdo anë e skaj
Bukuri natyrore
Si në fshatra e qytete
Rrafshina e bregore
Gjelbërime e drunj
Lule ngjyra-ngjyra
Ku s’mbolli dorë njeriu
Krijoi natyra
Nuk ndihet mungesë
deti
Uji i kthjellët si loti
Lumenj, burime e ujëvara
Mjaftueshëm nga Zoti
Kur don të shetisësh
s’di kah të shkosh më parë
Në viset malore
A livadhe me barë
Tokës rrumbullake
Shpejt i del në fund
Si ty vendi im
Nuk gjenë askund
Minire Rukovci Prishtinë
/QendraPress.com/