Çaste poetike me poetin;- Rexhep F. MORINA
PËR TË MADHIN MASHTRIM
——————————————-
Erërat e kohës sollën mjegullën shtëllungë,
Nga ajo doli një magjistar i veshur si murg.
Vajtonte për jetën tonë,lotët i rridhnin çurg,
Thërriste përditë,hajnat e pushtetit në burg.
Për hajnat nuk ka falje, ai ndiqte këtë avaz,
Si valë e detit masa i shkonte pas me tallaz.
Verbërisht i bindeshin si imamit në namaz,
Besimin e ngriti me piskamë e fjalë çapraz.
Vitet e pushteteve u ndërruan, ikën me furi,
Ëndërrimtarët shikuan turli gjelle me magji.
Syrin lakmitar e barkun llupë,ende kanë uri,
Kamuflojnë vjedhjet me lëvizje n’jug e veri.
Arsyetime irracionale pa argumente logjike,
Po trumbeton magjistari në procese politike.
Zhurmon si miza përmbi batakun në ligatinë,
Për bëmat e pëgëra,për të madhin mashtrim.
/QendraPress.com/