Çaste poetike me poeten;-Laureta MALAJ

Thesar i çmuar!

——————————

E bëra shpirt çdo fjalë të shkruar,

dhe zemrën time lash aty,

të mbledhura gjithë mallëngjime

thesar i çmuar mbështjellë me sy.

Ato fjalë shpirti nuk i merr era

janë gdhendur thellë në gur të rënd.

As retë e zeza dot nuk i fshehin

lëshojnë vet dritë, anë e çdo kënd.

Dhe çelësin nisa të kërkoja,

por dot nuk munda ta arrij,

kjo zemër do qëndroj aty

bashkë me gjithë vitet ,në përjetësi.

/QendraPress.com/